Fier, qytetarët të frikësuar dhe të indinjuar për ngjarjet e fundit: Të kthehet denimi me vdekje

  • 6 years ago
Janë kthyer në makth grabitjet në qytetin e Fierit. Për një periudhë të shkurtër në këtë qark janë regjistruar dhjetra grabitje, por dy prej tyre kanë shkaktuar edhe viktima. Grabitja e fundit e ndodhur një ditë më parë në Fier ka tronditur qytetin. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit, ku policia ka shkëmbyer zjarr me disa grabitës, duke lënë të vdekur njërin prej tyre. Ndërkohë që edhe pak kohë më parë u regjistrua edhe një victim tjetër, ku grabitësit vodhën një pikë këmbimi valuator, ndërsa një qytetar i cili tentoi të ndalonte grabitësit i qëllua për vdekje nga ana e tyre. Por menjëher pas ngjarjes u arrestuan grabitësit. Viktima Ilir Vrenozi u kthye në symbol të sakrificës për qytetarët fijerak. Por sot banorët ndjejnë frikë, por edhe indinjat, ata thonë se duhet të rikthehet ligji i denimit me vdekje.

Recommended