Rudina/ Ervin Bushati flet per jeten private, tregon si u njoh me bashkeshorten (23.03.2018)

  • 6 years ago
Ai është një kengëtar i cili për shumët rinj në vitet 90, ishte shumë i dashur. Ervin Bushati, këngëtari nga Shkodra, do të spikaste me nje stil të veçantë në grupin ?Mister? duke u berë pjesë e festivaleve të ndryshme. Më pas do të vijonte karierën e tij solo muzikore, me shumë shumë këngë dhe bashkëpunime.
Bushati i ka të rralla daljet në media, por sot ishte i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan së bashku me dy djemtë e tij Ateon, 12 vjeç dhe Bjornin, 9 vjeç.
Gjatë emisionit këngëtari foli për jetën private për të cilën dimë shumë pak. Ai tha se është njohur me bashkëshorten e tij vite më parë, kur ishte vetëm 21 vjeç dhe kanë 13 vite të martuar.
?Unë jam i martuar prej 13 vitesh. Ajo ka mabruar mësuesi dhe punon për një kompani të huaj, nuk e ushtron profesionin. Jemi njohur rastësisht vite më parë në një aktivitet kulturor kur unë isha 21 vjeç dhe ajo 17 vjeç. Aty nisi çdo gjë, ne u bashkuam dhe nuk u ndamë më?, tha Bushati.

Recommended