Me pistoletë me vete ne rruget e kryeqytetit, dy ne pranga

  • 6 years ago
Autoritetet në Tiranë kanë arrestuar dy persona, pasi qarkullonin me armë zjarri. Ata janë Dritan Aga dhe Enver Sylaj.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kryeqytet për rritjen e sigurisë u shoqëruan për verifikim 22 persona me precedentë penalë, ndërsa u përveç armëve të zjarrit u sekuestruan gjithashtu fishekë dhe doza me lëndë narkotike.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme, në të gjitha rrugët e Tiranës.

"Si rezultat i kontrolleve, në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr. 1, rreth orës 22:30, në rrugën ?Petro Nini Luarasi?, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia, shtetasit Dritan Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër me 10 fishekë, 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sativa". Dritan Aga u arrestua në flagrancë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", si dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"."

Ndërsa 27-vjeçari Enver Sulaj, sqaron më tej policia, u ndalua pasi "në rrugën ?Dritan Hoxha?, tek sheshi ?Karl Topia?, në territorin që mbulon Komisariati nr. 2, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ?Seat?, që drejtohej nga Sylaj, banues në Tropojë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me dy krëhëra me 14 fishekë. Enver Sylaj u arrestua në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"."

Policia thotë se kontrollet do të vijojnë në kohë dhe orare të ndryshme në të gjithë territorin e qarkut të Tiranës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë./tvklan.al

Recommended