Report TV - Situata e përmbytjeve në fshatin Mali Jushit në Bashkine Vau Dejes
  • 6 years ago
Situata e permbytjeve ne Bashkine Vau Dejes vijon te perkeqesohet dita-dites ku Rritja e shkarkimeve ka sjelle permbytje ne tokat bujqësore në fshatrat Mali i Jushit dhe Fshatin e ri në territorin e Njesise Administrative të Bushatit ne Bashkine Vau Dejës.

Kryetari I Bashkise Vau Dejes Zef Hila thote se jane mbi 1000 ha toke bujqesore e permbytur ne kete njesi dhe dhjetera familje banesat e te cilave jane te rrethuara nga uji.

Kryetari Hila ben me dije se shtabi I emergjencave ndodhet ne terren per te bere verifikimet e duhura si dhe per te gjetur zgjidhje per sistemimin e banoreve te izoluar dhe gjese se gjalle.

1000 ha janë nën ujë në të gjithë territorin e njëissë administrative të Bushatit, ndërkohe që rritja e shpejtë e sipërfaqes se permbytur kërcënon cdo moment banorët e kesaj zone.