Shkaterrohen 7 grupe kriminale qe trafikuan 1 mije shqiptare drejt SHBA-se

  • 6 years ago
39 persona janë arrestuar, ndër ta 4 punonjës policie si dhe 12 të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesë e 7 grupeve kriminale që trafikonin emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria drejt Amerikës, Kanadasë dhe Anglisë.

Operacioni është koordinuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pjesë e hetimit kanë qenë autoritet amerikane, spanjolle dhe ato bullgare. 1 mijë shqiptarë dyshohet së janë trafikuar përgjatë 1 viti e gjysmë drejt këtyre vendeve. Detajet e operacionit i dha në një konference drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu.

Një person paguante rreth 30 mijë dollarë për të shkuar në Kanada dhe Amerikë. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar tarifa ishte 7 mijë paund.

Është hera e parë që Prokuroria shqiptare koordinon një super-operacion të tillë. Sipas hetimeve të kryera nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kalonin shqiptarët nga vendet europiane drejt Republikës Domenikane ose Meksikës dhe më pas i kalonin në Kanada dhe Amerikë. Veprime hetimore janë duke u kryer ende pasi dyshohet se pjesë e këtyre 7 grupeve janë edhe persona të tjerë.

Tv Klan

Recommended