Projekti për Teatrin e ri Kombëtar, flasin për Report TV aktorët

  • 6 years ago
Një ditë pas prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar nga kryeministri Edi Rama, kanë nisur lëvizjet e para nga artistët duke u shprehur pro dhe kundër projektit apo shembjes së godinës së teatrit ekzistues. Disa prej aktorëve, kanë vijuar të mbrojnë qëndrimin e tyre kundër shembjes së godinës ekzistuese edhe pas njohjes me projektin e ri, ndërsa disa të tjerë janë pozitiv ndaj projektit por shprehen skeptik se sa funksional do të jetë ai. Arben Derhemi, një ndër artistët e reshtuar në krye të qëndrimit kundër projektit deklaron se ai është jo i denjë dhe i fokusuar më tepër tek turizmi se sa te arti.

?Kemi objekte neoklasike rreth e rrotull Teatrit Kombëtar dhe në mes të Teatrit Kombëtar do të bëjë një godinë, e cila nuk ka lidhje fare me këtë që është këtu. Na tregoi dje sesi dukej Reja nga Teatri Kombëtar, TK nga Reja, njerëz që do të pinin kafe në Teatrin Kombëtar, si do të hanin drekë në Teatrin Kombëtar, domethënë na paraqitën një projekt turistik?, tha Derhemi.


Aktori Nerital Liçaj shprehet se nuk është kundër projektit, por ngre shqetësimin për arrogancën e pushteteve, pasi sipas tij të gjitha qeveritë nuk kanë përfilluar artistët, duke e trajtuar teatrin si pronë të tyre. ?Ai vizualisht duket i bukur, ee pse jo? Por mua nuk më shqetëson ai, ajo që më shqetëson është arroganca e pushtetit, që vendos vetë, që bën çfarë i do qejfi sikur cdo gjë të jetë pronë e atij që ka marrë votat?, shprehet aktori Liçaj.

Recommended