8 Marsi, Veliaj mbjell pemë me gratë dhe vajzat: Mirënjohje për sakrificat për suksesin e qytetit
  • 6 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, rezervoi një urim të veçantë sot, në 8 Mars, për të gjitha gratë dhe vajzat e kryeqytetit, duke u shprehur atyre mirënjohjen për sakrificën dhe përkushtimin për qytetin.
?Sot apeli më i madh është për ne burrat dhe djemtë, që të tregohemi më zotërinj me to, të kuptojmë që pjesën më të madhe të sakrificës, por edhe të mundit, nga mbajtja e shtëpisë e deri te punët e qytetit, e marrin nënat dhe vajzat. Më vjen mirë që me një gjest të vogël simbolik transporti publik për to ishte falas sot. Është një gjest i vogël mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin që gratë dhe vajzat japin për suksesin e qytetit të Tiranës?, deklaroi Veliaj, i cili së bashku me anëtaret femra të Këshillit Bashkiak, drejtueset e njësive administrative, si dhe shumë prej drejtueseve të organizatave të shoqërisë civile që operojnë në qytetin e Tiranës, mbolli 500 pemë në një hapesirë të re të Parkut të Liqenit, e cila do të quhet ?Shtegu i Nënave?.
Recommended