Report TV - Gjoka me gazetarët, flet per agresorin, vendimin e gjykatës dhe ecurinë e Vllaznisë

  • 6 years ago
Trajneri i Vllaznise Ernest Gjoka, e quan të domosdoshëm privatizimin e Vllaznisë, në mënyrë që ky ekip të mos jetë jetim.

Me këto fjalë e ka përkufizuar situatën aktuale tek kuqeblutë trajneri Gjoka i cili ishte pre e sulmeve në fushën sportive Reshit Rusi. Në një intervistë dhënë për mediat, Gjoka ka folur për përballjen me Flamurtarin, dënimin e agresorëve në gjykatë. Vllaznia luan të hënen në Loro Borici në përballjen me ekipin e Flamurtarit.

?Është një ndeshje shumë e vështirë, sepse kemi nje ndeshje me Flamurtarin, e cila është një nga skuadrat më të mira për momentin të Superligës shqiptare së bashku me Skëndërbeun dhe Kukësin, është një ndeshje ku ne nuk duhet të kemi kthim prapa, duhet të ecim para dhe të marrim 3 pikëshin., kjo jep më shumë vështirësi. Po përgatitemi mirë dhe po përgatitemi jo vetem në aspektin fizik dhe taktik por sidomos psikologjk, sepse ky është një ngërc shumë i madh që ne të ecim para dhe të jemi të qetë psikologjikisht?, shprehet trajneri Gjoka.?Ndiej keqardhje për djalin sepse ai është viktimë e këtij rastit. Unë them që Zoti e faltë dhe të shikojë përpara. Nuk kam asnjë problem me djalin. E fal atë djalë sepse më dhimbset për gabimin që bëri? ? u shpreh trajneri i Vllaznisë.

Trajneri i Vllaznisë u shpreh se nuk e ka menduar çështjen e dëshmisë në Gjykatë ndaj 19-vjeçarit që e sulmoi.

Recommended