Pas bores nisin reshjet e shiut ne verilindje

  • 6 years ago
Bora po shkrin dhe vendin e saj po e zënë shirat. Lumenjtë, përrenjtë dhe prurjet e tjera anësore janë rritur shumë.

Liqeni i Fierzës po shkon drejt kuotës maksimale. Këtë të dielë niveli shkoi në 293.4 metra. Kjo do të thotë se edhe dy metra arrin në 296 metra mbi nivelin e detit, ose kuotën e lejuar për shfrytëzim.

Prurjet kalojne 2700 metër/kub në sekondë, dhe Fierza punon me kapacitet të plotë në katër turbinat, nga të cilat shkarkohen mbi 400 metër/kub në sekondë.

Për momentin situata është nën kontroll dhe po monitorohet, por nëse prurjet vijojnë të rriten akoma nga reshjet që kanë përfshirë verilindjen, kuota maksimale do të arrihet shumë shpejt dhe KESH do të jetë e detyruar të menaxhojë kaskadën e Drinit me shkarkime të kontrolluara.

Tv Klan

Recommended