Ahmetaj u pergjigjet akuzave te kreut te PD

  • 6 years ago
Akuzave të bëra dy ditë më parë nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha se qeveria e ka rrënuar ekonominë, u është përgjigjur ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj. Që në fillim të bashkëbisedimit me gazetarët, Ahmetaj prezantoi disa grafikë te rritjes ekonomike, për të rrëzuar deklaratën e Bashës se ekonomia është në prag katastrofe pasi po financohet me paratë e krimit dhe drogës.

Opozita thotë se brom-i që ka pësuar ndërtimi është pasojë e parave të drogës. Ministri i Financave jep argumente tërësisht të ndryshëm.

Kreu i Financave dha edhe të dhënat se si ka qenë numri i lejeve të ndërtimit të miratuara nga ish -kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, krahasuar me numrin e lejeve që jepen sot.

Për ministrinë e Financave numri i bizneseve të çregjistruara gjatë vitit që shkoi, ishte 5139, nga 19 mijë të reja që janë regjistruar, duke prodhuar një shifër prej 14 mijë ndërmarrjesh të hapura. Çregjistrimet e ditëve të fundit, Ahmetaj tha se po ndodhin për shkak të shmangies së detyrimeve tatimore, dhe këto nuk do të tolerohen, por te çdo biznes do të bëhet kontroll fizik në terren.

Recommended