Report TV - Fier, grabitësi plagos me armë pronarin e një pike të këmbimit valutor dhe një kalimtar

  • 6 years ago
FIER-Në qendër të qytetit në mes të ditës është grabitur një pikë këmbimi valutor. Autorët kanë qenë dy, njëri është futur brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin, ndërsa mori një çantë me para. Autorët kanë qëlluar me armë zjarri, ndërsa një person raportohet se është plagosur. I plagosuri ka qenë një kalimtar i rastit, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia është vendosur në ndjekje të autorëve duke arritur që të kapë njërin prej tyre në fshatin Baltës. Ai ka braktisur makinën duke u hedhur në lumë, por nuk i ka shpëtuar arrestimit. Ndërkohë që policia ka sekuestruar një çantë me para, të cilën autorët e grabitën në pikën e këmbimit valutor. Autori është nga Vlora me inicialet D.S.

Recommended