Në kërkim të bosit të kokainës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Agjentët e antidrogës nën drejtimin e prokurorëve të krimeve të rënda vijuan sot kontrollin në ambientet e kompanisë ?Arbër garden?, e cila shërbeu si vend magazinimi për sasinë rekord të 613 kileve kokainë të kapur dje, me një vlerë prej 180 milionë eurosh.



Ekspertët sekuestruan të gjitha pajisjet brenda magazinave ndërkohë që dy të arrestuarit kryesorë, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj kanë dhënë dëshmitë e para mbi rolin e tyre në trafikun ndërkombëtar të drogës.



Burime të policisë bënë të ditur se kompania në pronësi të Arbër Çekaj, i shpallur tashmë në kërkim, ka edhe dy kontenierë të tjerë të ngarkuar sipas porosisë, me banane. Ato po verifikohen për të parë nëse ngarkesa është e njëjtë me atë që është shënuar në letra.



Ndërkohë autoritetet shqiptare po komunikojnë edhe me agjenci ligjzbatuese partnere, për të mësuar rrugën që do të ndiqte droga drejt destinacionit të saj final, që besohet se është Gjermania.



Duke u nisur nga fakti se pakot me kokainë kishin sipër të dhëna të ndryshme, hetuesit po tentojnë të gjejnë porositësit sipas këtyre shenjave.



Kokaina nga verifikimet paraprake rezulton se ka një shkallë të lartë pastërtie dhe sipas ekspertëve, ajo do të përzihej para se të dilte në treg. Ky fakt ka shtuar dyshimet se në zonën e Maminasit ose afër saj mund të ekzistojë edhe ndonjë laborator përpunimi i lëndës së fortë narkotike.
Lënda narkotike e zbuluar në portin e Durrësit kishte mbërritur me anije nga Kolumbia, duke kaluar transit në Itali dhe Maltë.

Recommended