Basha: Ekonomia ne prag katastrofe

  • 6 years ago
Lulzim Basha ka paralajmëruar se ekonomia shqiptare ndodhet në prag të një katatrofe për shkak të depërtimit të parave të krimit e drogës në një ndër sektorët kyc të saj, atë të ndërtimit. Si argument të akuzave të tij kreu i demokratëve solli Bashkinë e Tiranës, dhe parteneritetin publik privat.

?Ekonomia shqiptare është në prag katastrofe. Nuk ka sektor që duket më qartë kapja nga krimi sesa ai i ndërtimit. Bashkia e Tiranës është lavatriçe e pasyrimit të parave.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e Partisë Demokratike sa i përket marrëveshjes për ndarjen e kufirit detar me Greqinë Basha tha se opozita është kundër cdo pazari në kurriz të interesave të Shqipërisë. Kreu i demokratëve preferoi të mos e komentojë edhe deklaratën e bërë nga ish ministri Mbrojtjes Arben Imami, i cili e akuzoi se me heshtjen e tij ndaj njërit prej negociatorëve, Artur Meçollari, Basha është kundërvënë qëndrimit të Berishës për të mbrojtur kreun e qeverisë rama.

Për çështjen e Mecollarit, i vënë nën akuzë nga ish kryeministri Sali Berisha për lidhje me shërbime sekrete, demokratët do të këkrojnë një seancë dëgjimore me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhacka, kreun e Shërbimit Informativ të ushtrisë dhe shefin e shtabit të Forcave të armatosura në Komisionin e Sigurisë.

Recommended