Hapen aplikimet per skemen mbeshtetese ne bujqesi

  • 6 years ago
Ministria e Bujqësisë ka hapur aplikimet për fermerët të cilët duan të përfitojnë nga skemat e subvencioneve. Ministri Niko Peleshi thotë në një intervistë për televizionin Klan, se ndryshe nga vitet e tjera, aplikimi është me zero dokumente. Ai sqaron se kjo formë e re po bëhet jo vetëm për të shkurtuar burokracitë në adminsitratë, por edhe për të eleminuar korrupsionin dhe rryshfetin që deri një vit më parë ishte mjaft i përhapur në këto fonde.

Janë 20 milionë Euro që buxheti i shtetit do të japë ndihmë për femerët, e do të jetë vetë sistemi ai që do të përzgjedhë fituesit. Tashmë ata do të kenë mundësi të kontrollojnë online nëse janë apo jo përfitues, dhe të denoncojnë nëse nuk i jepen paratë.

Qeveria ka përzgjedhur si prioritare 15 kultura, ndërsa po ashtu përparësi do të kenë edhe serat, fermerët e rinj apo shoqëritë e bashkuara bujqësore.

Aplikimet do të përfundojnë në fund të marsit, ndërsa në mes të muajit prill do të hapen thirrjet edhe për skemën prej 74 milionë Eurosh të Bashkimit Europian. Edhe në fazën e dytë kur fituesit janë shpallur, qeveria ka hequr të gjithë dokumentacionin dhe fermerit i duhet të dorëzojë vetëm aktin e pronësisë së tokës.

Recommended