Report TV - Damian Gjiknuri ka dëshmuar për 60 minuta te Krimet e Rënda

  • 6 years ago
TIRANE - Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka dëshmuar pasditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka dhënë shpjegime lidhur me hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan.

Përpara prokurores Elisabeta Imeraj Gjiknuri ka dhënë detaje lidhur me shkeljet e konstatuara te Autoriteti i Rrugëve, ku ndërkohë kanë përfunduar në pranga ish-drejtorët Andi Toma dhe Dashamir Xhika, përkatësisht zyrtarë të PD dhe LSI. Nga një audit i kryer nga Ministria e Transporteve është zbuluar një dëm prej rreth 54 milionë euro në buxhetin e shtetit për autostradën Tiranë-Elbasan, e cila ka nisur të ndërtohet në vitin 2011, por ende s'ka përfunduar.

Recommended