Juncker: S’bëjmë premtime boshe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Perspektiva europiane e Shqipërisë është e qartë dhe mundësia për çeljen e negociatave është më pranë. Presidenti i Komisionit Europian Jean - Claude Juncker, i shoqëruar nga komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, në takimin me kryeministrin Edi Rama, ofroi mbështetjen për procesin e integrimit. Para mediave, Juncker theksoi qartë se reformat e ndërmarra, në mënyrë të veçantë ajo në drejtësi, i japim mundësi Shqipërisë t?i afrohet më shumë bashkimit europian.



?Konstatojmë me kënaqësi që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progrese, sepse ka ndërmarrë shumë reforma strukturore në shumë fusha, të cilat janë impresionante. Këto progrese janë mbresëlënëse dhe nëse këto reforma vazhdojnë me këto hapa, kjo do t?i lejojë Shqipërisë që Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e negociatave. Nuk kam ardhur në Tiranë për të bërë premtime boshe. Është shumë e lehtë të flas se në këtë apo datë do të nisin negociatat, nuk është ky qëllimi im. Por vetëm mund inkurajoj Shqipërinë në vazhdojë reformat e rëndësishme, sidomos në luftën kundër krimit, Vetting-ut, funksionimit të gjykatave.?



Për kryeministrin Rama, Shqipëria meriton çeljen e negociatave, pasi tashmë janë plotësuar kriteret e përcaktuara nga Brukseli.



Juncker dhe Rama theksuan se 2025-ta, e përcaktuar në Strategjinë e Zgjerimit si afat për anëtarësime të reja, në asnjë mënyrë nuk lë jashtë Shqipërinë.



?Ne nuk kemi thënë se Serbia dhe Mali i Zi do të jenë detyrimisht anëtarë të BE në vitin 2025. Data e anëtarësimit i drejtohet të gjitha vendeve. Mund të jetë ajo datë, më shpejt apo më vonë, për cilindo vend që do ketë plotësuar kriteret e anëtarësimit. Ne do veprojmë në mënyrë që përpjekjet e çdo vendi të njihen nga BE. Nuk është momenti se të thuhet se Shqipëri do trajtohet në mënyrë të pafavorshme. Ne mbështesim përpjekjet e mëdha të Shqipërisë.?



I pyetur mbi negociatat me Greqinë, kryeministri Rama bëri me dije se Presidentit të Republikës i është plotësuar kërkesa për informacione shtesë. Ndërkohë që për Juncker, problemet e hapura mes fqinjëve duhen zgjidhur.



?Problemet që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë duhen zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Këtu kemi një dritare mundësish të hapura, për tu lejuar këtyre vendeve të bien dakord për zgjidhjen e këtij problemi që nuk është ende një konflikt. Zgjidhja e problemeve nuk mund të bëhet pas anëtarësimit, por para anëtarësimit.?



Vizita e krerëve të lartë të BE-së vjen vetëm dy muaj para publikimit të progresraportit nga ana e Komisionit Europian, dokument në të cilin do të shprehet qëndrimi i KE-së mbi çeljen ne negociatave për anëtarësim.

Recommended