Komediani i famshëm i BBC, Romesh Ranganathan në Rreze Dielli: Erdha të zbuloj Shqipërinë
  • 6 years ago
Komediani i famshëm i BBC, Romesh Ranganathan, ishte sot i ftuari special në emisionin ?Rreze Dielli?, ku rrëfeu përshtypjet e tij për Shqipërinë ?gri?, siç e quante ai, dhe momentet e veçanta me shqiptarët, që e kanë bërë të ndryshojë mendim.

Komediani Ranganathan vjen në vendin tonë për të realizuar një dokumentar për Shqipërinë, të cilën ai tregoi në ?Rreze Dielli? se e mendonte si një vend ish-komunist, të varfër dhe depresiv, por që njerëzit këtu rezulton të jenë edhe më të kujdesshëm se britanikët, sidomos kur i pyet në rrugë.

Këtu ai tregoi një moment mjaft interesant me një grua, gjesti i së cilës e kishte lënë pa fjalë. Romesh e kishte pyetur gruan se ku ndodhej ?Piramida? dhe ajo duke mos e kuptuar e kishte lidhur me një person në telefon për ta sqaruar dhe më pas e kishte shoqëruar deri te vendi.
Recommended