Report TV - Debate në Komisionin e Medias për mungesën e ministres Nikolla

  • 6 years ago
Mbledhja e komisionit parlamentar të medias dhe mjeteve të informimit publik është zhvilluar mes debateve, pasi në rendin e ditës ishte ligji i Arsimti të Lartë. Demokratët akuzuan ministren e Arsimit, Lindita Nikolla se iu shmang seancës dëgjimore, pasi në komision mori pjesë zv/ministri i Arsimit, Ervin Demo.

Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi u shpreh se Nikolla ka shkelur ligjin për Arsimin e Lartë, ndërsa tashmë po i shmanget edhe llogaridhënies përpara Kuvendit. "Ministrja për të disatën herë po tallet me Kuvendin, duke shmangur përgjigjet për çështjen kryesore përse ka shkelur ligjin për Arsimin e Lartë, duke mosnxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të lartë", u shpreh Vokshi.