Report TV - ‘Shën Valentini’, gazetari Rusta surprizon Zonjën Tefta live

  • 6 years ago
Qytetarë të shumtë në mbarë botën festojnë sot ?Shën Valentini?, e njohur ndryshe dhe
si ?Dita e të dashuruarve?. Kjo festë është ndjerë sot edhe në redaksinë e Report Tv, ku
ka qenë gazetari Arsen Rusta, që ka surprizuar Zonjën Tefta dhe të gjitha gazetaret.
Rusta befasoi Zonjën Tefta, teksa u fut në transmetim live, kur ajo po gatuante si çdo
ditë, dhe i dhuroi një lule duke i uruar ?Shën Valentini?.
Të njëjtin veprim, gazetari e bëri dhe me koleget e televizionit, ku iu dhuroi të gjithave
nga një lule, duke përcjellë një mesazh të fortë për sa më shumë respekt dhe dashuri në
këtë ditë të shënuar.