Rudina/ “Alar Band” tregon prapaskenat e klipit me te ri (13.02.2018)

  • 6 years ago
?Alar Band?, është ndër grupet që duket se po vijonë t?i rezistojnë tregut muzikor.
Ata sapo kanë publikuar një këngë të re që titullohet ?Fal? dhe ishin sot të ftuar në ?Rudina? për të folur për këtë këngë.
Xhieldo Hyseni-vokalist, Renato Kodra-Firzamonikë, Ardit Serica-Piano, Aldo Meta-Violinë dhe Remi Shrali-Bateri treguan gjatë emisionit prapaskenat e realizimit të klipit.
?Për realizimin e kësaj kënge janë dashur 6 muaj. Dhe vetëm një muaj na është dashur për realizimin e klipit. Ne kërkonim kohë me shi, kur binte shi ne nuk kishim kohë. Kemi patur ditë që shkonim për xhirim dhe sapo arrinim ndalonte shiu, një herë tjetër na u prish kamera?, tha lokalisti.
Djemtë e Alar Band treguan po ashtu se ata janë bashkuar rastësisht në Universitetin e Arteve ne vitin 2013, por tregojnë se njiheshin prej shkollës së mesme.

Recommended