Report TV - Moti i keq në qytetin e Vlorës sjell pezullimin e lundrimit detar

  • 6 years ago
Vlora përmbytet për shkak të motit të keq. Era e fortë dhe reshjet me intesitet kanë krijuar probleme rrugore. Një pjesë e rrugëve kalohet me mjaft vështirësi, ndërsa në disa zona të tjera që gjenden në brendësi të lagjeve ka probleme serioze me praninë e ujit në rrugë.
Bulevardi kryesor i qytetit ''Vlorë-Skelë'', rruga pranë portit, rruga pranë lagjes ?28 dhe 29 nëntori?, rruga në ?lagjen Kushtrimi? dhe rrugë të tjera, janë bërë thuajse të pakalueshme nga drejtuesit e automjeteve.

Rreshjet kanë nisur me intesitet gjatë mesditës, për t?u shtuar në orët në vijim, duke rikthyer situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës.

Moti i keq ka ndikuar gjithashtu portin e Vlorës, duke sjellë si pasojë pezullimin e lundrimit detar që paraditen e ditës së sotme.

Recommended