HEC-et në Osum, Deputeti i PD, Florion Mima: Kjo është një ngjarje kriminale

  • 6 years ago
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri shprehet se do të anulojë koncesionet në kanionet e Osumit, nëse Ministria e Mjedisit do të arrijë në përfundimin se ndërtimi i hidrocentraleve ndikon në mjedis. Ende nuk ka një përfundim zyrtar nga dikasteri i Bledi Klosit, ndërsa PD e quajti këtë situatë, kriminale.
?Humoristin mos ma bëj mua. Unë mendoj që ti ke shumë arsye të jesh i mërzitur, madje edhe të qash, por më dëgjo deri në fund. Ish-kryeministri që ka qenë edhe kryeministri im, nuk ka dalë të kërkojë ndjesë publike aty për hidrocentralin. Ka dalë kryeministri yt të kërkojë falje sa gabuar, pikërisht se jeni ju që e keni marrë projektin tonë ligjor dhe e keni kthyer në një akt kriminal. I keni rritur fuqinë nga 0.5 në 1.5 mega dhe e keni afruar me 1000 metra tek ujëvara? tha ai.

Recommended