Report TV - Droga dhe abuzimi me Shengen, Shqipëria firmos marrëveshjen me BE

  • 6 years ago
Shqipëria nënshkroi me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen. Marrëveshja u nënshkrua nga zyrtari grek i Bashkimit Evropian, Dhimitris Avramopulos, i cili ndodhet sot në një vizitë zyrate në Tiranë.

Avramopulos u takua me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku të dy zyrtarët vunë theksin tek integrimi i Shqipërisë në BE, lufta ndaj krimit e drogës, si dhe parandalimi i emigracionit të parregullt në zonën 'Shengen'.
Në fund të takimit, Xhafaj deklaroi se zyrtari grek mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, duke shtuar se do të garantojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, duke luftuar emigracionin e parregullt, si dhe krimin e drogën. Nga ana e tij, zyrtari i KE deklaroi se ekipi më i mirë i FRONTEX do të vijë në Shqipëri për të siguruar dhe ofruar menaxhim më të mirë të emigracionit.

Recommended