Report TV - Përkeqësohet moti, situata nga dëbora në Dibër dhe Kukës, bllokohen disa zona

  • 6 years ago
Dibra dhe Kukësi janë mbuluar nga dëbora gjatë natës së kaluar, ku ka pasur një përkeqësim të ndjeshëm të motit. Për pasojë, shumë zona në këto dy qarqe janë bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës. Në Dibër janë bllokuar disa njësi, si Lura, Kalaja e Dodës, Selishta, Trebishta, Ostreni.
Ndërkohë, në Kukës dëbora ka rënë me intensitet të lartë për disa orë me radhë në lartësitë mbi 700 metra, trashësia e së cilës në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit arrin deri në 20 centimetër. 5 borëpastruese të kompanisë mirëmbajtëse të Rrugës së Kombit kanë larguar borën nga rruga dhe kanë hedhur kripë.

Gjithashtu, moti është shoqëruar dhe me erëra të forta, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa njësi, si Grykë-Çajë, Gjolaj, Has, në disa fshatra të njësisë Bytyq. Trashësia e dëborës arrin nga 8 cm në Morinë, deri në 15-18 cm në Valbonë.

Recommended