Elbasan, policia arreston 5 persona, sekuestrohen armë, lëndë plasëse, drogë e para

  • 6 years ago
Policia e Elbasanit ka shkatërruar një bandë kriminale duke arrestuar 5 persona të cilëve u janë gjetur 82 kallëpe tritoli, gjatë operacionit ?Porosia?. Nën drejtori i Policisë Elbasanit Edmond Sulaj tha se të arrestuarit janë zbuluar pas një hetimi disamujor. Report TV mëson se një agjent i infiltruar është bërë pjesë e grupit, sikur donte të blinte sasi tritoli dhe më pas është bërë ndërhyrja nga Policia.
Gjatë operacionit është gjetur edhe kanabis, 1 automatik, 1 pushkë dhe rreth 400 fishekë. Në kërkim është shpallur edhe një 20-vjeçar nga Pogradeci me inicalet E.H. Policia dyshon se ky grup ka shitur tritol në disa nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, prandaj po vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët.

Deklarata e plotë e nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit:
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia lokale, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ?POROSIA?.

Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar me sukses pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim.

Recommended