Rama tallet keq me Dash Shehin: Pilaf, plons, grosh dhe ...tapë!

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetin demokrat, Dashamir Shehi, i cili pak ditë më parë doli kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës, duke thënë se është një investim turk.

Lidhur me këtë, Rama është tallur keq sot në seancën plenare, ku tha se Shehi kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut grosh e pastaj tapë.
?Dëgjova njërin që doli në një kazan dhe tha nuk duam investime turke, ai kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut groshë dhe pastaj tapë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po iu vjen?, tha Rama.

Ndërkohë, në komisionin parlamentar të Ekonomisë të javës së kaluar, Dashamir Shehi deklaroi se është kundër zgjerimit të prezencës turke në Shqipëri.

"Jam kundër zgjerimit të prezencës turke në Shqipëri. Nuk dua investimeve turke. Nuk duam turbulenca të politikës turke në vendin tonë. Bëni oferta për vendet perëndimore. Kromin, metalurgjinë, shkollat, aeroportet po i marrin turqit", u shpreh Shehi.