Forumi për çështjet e sigurisë në Senatin e SHBA, Gjiknuri flet për sfidat e Ballkanit

  • 6 years ago
Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Uashington, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mori pjesë në një forum të organizuar në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me temë diskutimi çështjet e sigurisë dhe perspektivën integruese të vendeve të Evropës Juglindore.
Të pranishëm në forum ishin senator, kongresmenë dhe përfaqësues të vet vendeve të Evropës Juglindore të cilët shkëmbyen pikëpamjet për sfidat me të cilat përballet ky rajon.

?Kryefjala ku përputhen të gjitha qëndrimet është që nëse duam të shkojmë tek rrënja e problemit dhe duam të kemi një situatë me perspektivë stabiliteti në rajonin e Ballkanit, kjo ka të bëjë mbi të gjitha me zhvillimin ekonomik dhe integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Evropian?, u shpreh ministri Gjiknuri.

Në këndvështrimin e tij, zhvillimi ekonomik, inter-konektiviteti dhe procesi i Berlinit është një instrument për angazhimin e të gjitha vendeve të rajonit drejt ndërlidhjes më të madhe ekonomike, pra në infrastrukturë, në energji e në tregje, që ky rajon të trajtohet si i tërë, si pjesë e ardhshme e Bashkimit Evropian.

Recommended