Report TV - Rikandidimi i Veliajt,Ervin Bushati: Ka mbështetjen e PS

  • 6 years ago
Një vit para zgjedhjeve lokale, deputeti i PS, Ervin Bushati u shpreh në Report Tv në emisionin ?45 Minuta? të Denis Mingës se kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbështetjen e PS për një mandat të dytë në krye bashkisë së Tiranës, pasi ka bërë një punë shumë të mirë.
?Veliaj po bën një punë të admirueshme, një punëtor i madh, ka mbështetjen e të gjithë PS, por edhe të gjithë qytetarëve dhe këtë e vendosin qytetarët në jetën e tyre të përditshme. Kandidat në 2019? Këtë nuk e vendos unë, por PS, por jam i bindur që patjetër që do të ketë mbështetjen e PS. Qytetarët nuk duan të dinë ca problemesh kemi ne me opozitën, por duan shërbime dhe këto i kanë më të mira? deklaroi ai.

Recommended