Prezantohet Drejtori i ri, Veliu: Angazhim për ta përmbushur me sukses këtë mision

  • 6 years ago
Në ceremoninë e betimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ky i fundit, falënderoi qeverinë për besimin që i ka ngarkuar dhe nuk e fshehu, se ky post ka qenë ëndrra e tij.
Veliu tha se edhe pse policia ëhstë institucioni më i besuar nga qytetarët, ka nevojë për një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore, që duket se do të jetë edhe sfida e tij.

?Në emër të gjithë policive të rënë, në nderin tim personal, betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit? ? qe zotimi i Veliut.

?Sot më është besuar detyra e rëndësishme e drejtorit të përgithshëm të policisë së shtetit. Çdo oficer policie e ëndërron këtë ditë dhe nuk dua ta fsheh, e kam menduar edhe unë, por sot e shoh si sfidën e jetës time. Unë e di që nuk jam vetëm në realizimin e këtij misioni dhe jam i ndërgjegjshëm se organizata e policisë, është institucioni më i besuar nga publiku në Shqipëri. Policia e shtetit sot ka nevojë për një menaxhim më efiçent të burimeve njerëzore. Do të vlerësohet punonjësi i policisë që është më i përkushtuar? ? tha Veliu, i cili zëvendëson Haki Çakon në këtë detyrë.

Recommended