Komisioni zgjedh KLGJ e KLP - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni ka përzgjedhur me short 10 anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor e atij te Prokurorisë. Shorti vendosi per emrat qe do te jene pjese e këtyre institucioneve pasi opozita e beri te qarte se nuk mbështeste asnje prej kandidateve. Sipas Partisë Demokratike ky është nje nga proceset me te padenja qe ka zhvilluar parlamenti pasi kandidatet ne gare ishin refuzuar nga Operacioni Ndërkombëtar e nuk plotësonin kriteret ligjore. Nga gara maxhoranca përjashtoi Kozma Janon per te cilin PD pretendonte se kishte qene bashkëpunëtor i sigurimit te shtetit dhe per te cilin autoriteti i hapjes se dosjeve ende po ben verifikime. Kjo liste me 10 emra do te miratohet automatikisht te enjten dhe ata do te jene per 5 vitet e ardhshme anëtare te Këshillit te Larte Gjyqësor e Këshillit te Larte te Prokurorisë.

Recommended