Gjermani, CDU zgjedh pasuesin e Merkel - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia në pushtet në Gjermani CDU zgjedh këtë të premte pasuesin e Angela Merkel në krye të saj. Zgjedhja do të bëhet në një kongres në Hamburg, ku marrin pjesë 1.001 delegatë.Tre janë kandidatët për të cilët do të votohet:Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Aneghart Kramp Karenbauer. 56-vjeçarja njihet si njeri i besuar i Merkelit. Ajo po ashtu është një nga zërat më të spikatur konservatorë, kundër martesës së homoseksualëve.Kandidati i dytë është Friedrich Merz 63 vjeç, i cili mbron një qasje më të afërt me biznesin.Ndër kandidatët, është edhe 38-vjeçari Jens Spach, kritiku i Merkelit për çështjen e refugjatëve, i cili u bë ministër i Shëndetësisë në muajin mars. Sipas Spach çështja kryesore është siguria e Gjermanisë. Sondazhet tregojnë se Spach ka shanse të pakta për të fituar kryesimin e CDU.Zgjedhjet vijnë në një moment kur udhëheqësja e unionit kristiandemokrat, kancelarja e Gjermanisë që nga viti 2005 Angela Merkel njoftoi në muajin tetor se do largohet nga pozita e liderit të partisë dhe nuk planifikon të marrë pjesë në garën për postin e kancelares, duke i hapur rrugën kështu garës për kryetarin e partisë dhe kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë.

Recommended