Marto në Repolitix: Do jetë një marrëveshje që s'do dëmtojë asnjërën palë

  • 6 years ago
"Ajo që deklaron ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Greqia do shtrihet në një distancë 12 milje në det, pas negociatave me Bushatin, nuk qëndron nga pikëpamja gjeografike". I këtij mendimi është paneli i ftuarve të "Repolitix", ku po diskutohen marrëveshjet e arritura mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Andrea Marto u shpreh se 12 miljet që përmend Kotzias përllogariten në 24 km, të cilat në vijë ajrore dalin në Tepelenë. Ndërsa për ish-ministrin e Jashtëm të LSI, Edmond Panariti është anormale që në kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë të flitet me milje.

Gazetari Aleksandër Çipa tha nga ana tjetër se marrëveshja e detit me Greqinë është shpallur e vdekur nga Gjykata Kushtetuese dhe s'mund të ringjallet nga pikëpamja juridike.

Recommended