Stop - Në darkë merr pjesë në aktivitet partie, të nesërmen hiqet nga puna! (31 janar 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Dashamir Cara, një punonjës i ASHR-së në Tiranë denoncon heqjen nga puna, pa asnjë motiv, por vetëm për arsye politike, sipas tij. Ai thotë, se njoftimi për shkarkimin i erdhi, pasi mori pjesë në një aktivitet të LSI-së në njësinë numër 11. Dashamiri tregon, se ka tre fëmijë, njëri prej të cilëve me probleme shëndetësore, dhe paga e tij si dezinfektor, është e ardhura e vetme, me të cilën mbahet familja.Gazetarja e ?Stop? i drejtohet drejtorit Dritan Ulqinaku, për t?i kërkuar shpjegime, por drejtori nëpër dhëmbë i përmend performancën në punë.Në një ballafaqim të punonjësit me drejtorin, që arrin të filmohet, ky i fundit, pasi dyshon, se mund të jetë duke u përgjuar, e këshillon të hedhë në gjyq ministrinë,pasi shkarkimi është bërë me urdhër.Dashamir Cara ftohet në studion e ?Stop? dhe tregon, se cfarë i tha drejtori në bisedën konfidenciale. Ai betohet mbi ?statutin e Stop?, se po u kthye në punë, nuk do të marrë kurrë më pjesë në aktivitete partiake...!!!

Recommended