49-vjecarja hiqet nga puna: Me diskriminuan, por nuk dua te hakmerrem

  • 4 years ago
?Historia ime?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e 49-vjeçares Albina Lleshi, e cila prej 30 vitesh ka probleme në lëvizje, për shkak të një aksidenti.
Për 3 muaj është detyruar të qëndrojë pa lëvizur, i është dashur të kalojë shumë peripeci dhe vuajtje dhe vetëm pas 17 vitesh ka mundur të kryejë operacionin që i nevojitej.
Pas operacionit arriti të gjente punë si sekretare në një shoqatë, u integrua mjaft mirë dhe ajo që bënte i pëlqente dhe i përshtatej mjaft mirë.
Por pas 10 vitesh, 49-vjeçaren e larguan nga puna me pretendimin se ai pozicion pune do mbyllej, por sipas Albinës kjo nuk është e vërtetë dhe është një farë diskriminimi që asaj i bënë, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Recommended