Kush vjen per dreke/ Ija tregon si ka rritur Besin: Flinim bashke ne nje krevat (29.01.2018)

  • 6 years ago
Gjatë emisionit ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan, Ija e Besit ka treguar historinë e tij dhe se si e ka rritur.
Ajo tha se Besi ka filluar që i vogël të flasë përpara njerëzve. Ija tregoi se Besi kur mbaronte punë në Portokalli shkonte në shtëpi dhe flinte me të.
?Besi nuk e ka qenë as një një vjeç kur e kam marrë unë, se prindërit i jetonin në Has. Mos mi kujto ato gjëra, por isha e re dhe e fortë atëherë, kisha dhe gocat të pamartuara. Besi ?vdiste? për tezen e vogël. Besi kur u bë 7-8 vjeç dilte te mullarët në fshat dhe fliste. Besi ka pas kosit jonxhë, sillte gomarin me jonxhë në shpi, bënte të gjitha punët e mia. Deri në moshën 23-24 vjeç ka ndenjt me mua Besi. Kur filloi ?Portokallia? Besit i bleu gjyshi një makinë. Pasi mbaronte punë tek ?Portokallia? Besi vinte dhe flinte me mua?, tha Ija.