Kush vjen per dreke/ Ija e Besit: Kam shkuar ne komisariat (29.01.2018)

  • 6 years ago
File Daci është tashmë gjyshja më e famshme në Shqipëri. Bëhet fjalë për gjyshen e Bes Kallakut të cilën aktori e ka bërë të famshme pas postimeve të vazhdueshme që bën me të në rrjete sociale.
Ija ishte sot e ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan bashkë me nipin Bes Kallaku nga ku i ka bërë të gjithë të qeshin me historitë e saj.
Gjyshja e Besit tregoi se pak kohë më parë kishte shkuar në komisariat pasi i kishin gjobitur nipin, ndërkohë që tha se kur policët e kishin parë ?nuk i zinte vendi?.
?Ija se ka problem fare, unë shkova në komisariat se më dënuan nipin kot, i thanë se po transporton pasagjerë ndërkohë që ai shkonte në shkollë. E sorollatën një muaj dhe një ditë i thash: Do vij edhe unë me ty nesër. Kur shkova unë policët hynin e dilnin 100 herë dhe unë thash: Ç?kanë këta?
Një vajzë më tha: I?a hoqe gjobën nipit sot?, tha Ija.