Droga në shkolla, gjimnazistët: Është e vështirë të hapësh biseda për drogën me prindërit

  • 6 years ago
Përdorimi i drogës në shkolla është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues në shoqërinë shqiptare. Ky problem i madh i rinisë shqiptare i trajtua mëngjesin e sotëm në emisionin ?Rreze Dielli?, ku gjimnazistët treguan arsyet pse ky fenomen po merr një përhapje galoponte, duke u kthyer në rrezik serioz për jetën e të rinjve.

Gjimnazistët treguan se një ndër arsyet është përshtatja, pra që shumë të rinj detyrohen ta provojnë drogën për t?u përshtatur me grupin. Një tjetër arsye ishte dhe dezinformimi, pasi kjo vijon të mbetet një tabu në familjet shqiptare, të cilat nuk e flasin në shtëpitë e tyre, me pretendimin se ata do të preken.

Në fakt, shoqëria është tejet e ekspozuar ndaj këtij fenomeni, ku një pjesë e të rinjve janë kthyer fatkeqësisht dhe në vartës të këtyre substancave të rrezikshme.
Gjimnazisti: Së pari është përshtatja, që duhet të përshtatesh me grupin. Droga të fut në një botë tjetër, të fut në atë botën tjetër. Si alkooli, që njerëzit me halle e përdorin. Kjo në fakt të sjell një problem sipër një problemi tjetër.

Recommended