Report TV - Sherr në foltoren e Kuvendit, Alibeaj përplaset me ministrin Ahmetaj

  • 6 years ago
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, është përplasur me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, gjatë seancës së sotme plenare. Ka qenë ministri Ahmetaj që nuk ka pranuar të lirojë foltoren, pasi i ka mbaruar koha e fjalës.

Sapo Ruçi ka përmendur emrin e Alibeajt, si personi që do të merrte fjalën, ai është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar te foltorja, ku vazhdonte të fliste Ahmetaj.

Pas një debati të shkurtër mes tyre, Ahmetaj ka lënë fjalën e tij dhe është larguar nga foltorja, duke i lënë radhën Alibeajt.

Recommended