Report TV - Shkëmbinjtë rrezik pėr Torovicën, banorët: Ende nuk ėshtė marrė asnjė masė

  • 6 years ago
Shkëmbinjt në malin e Torovicës vijojnë të jenë një kërcënim serioz për jetën e banoreve dhe të kalimtareve. Tre muaj pas tragjedisë ku humben jetën tre persona situata mbetet e njëjtë. Shkëmbinj të tjerë rrezikojnë të bien, ndërsa edhe pse u kërkua ndërhyrje e menjëhershme, autoritetet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla siç ishte ajo e muajit tetor të vitit që lamë pas. Banorët e Torovicës thonë se jetojnë me frikë, pasi shkëmbinjtë janë një kërcënim serioz për zonën e banuar.
?Shumë problematike është. Ka shumë gurë që rrezikojnë të bien. Skanë marrë masa përvecc dy tabelave që kanë vendosur nga të dyja anët. Jetojmë me frikë. Shteti të marri masa ose të na heqi ne ose këta.?, shprehet njëri prej banorëve, ndërkohë që një tjetër banor shton se: ?Jemi shumë të frikësuar, por nuk ka marrë asnjë masë as shteti që në fillim që ka ndodhur ngjarja. Ka më shumë probleme se është pjesa e Lugut që ka shumë gurë të mëdhenj dhe të lëvizshëm?.

Recommended