Risi në komunikimin me telefonuesit, personazh i ri në emisionin Shtypi i ditës dhe ju në Report TV

  • 6 years ago
Duke nisur nga kjo e hënë e 22 janarit emisioni ?Shtypi i ditës dhe ju? në Report Tv vjen me risi. Gazetarit Andi Kapxhiu i bashkohet në studio një personazh tejet interesant të cilin do keni mundësi ta zbuloni të hënën në mëngjes në transmetim të drejtpërdrejtë:

"Unë nuk do të jem më vetëm por do të më bashkohet një personazh me të vërtetë interesantë. Një analist që me shkrimet dhe opinionet e tij shkakton shumë debat. Nuk është shumë i pranishëm në televizion por është shumë prezent në shtypin e shkruar me opinionet dhe komentet e tij por mbi të gjitha edhe në rrjetet sociale.

Do të jemi së bashku me të për të komentuar temën e ditës, titujt kryesorë të gazetave dhe për të bashkëbiseduar me teleshikuesit me ata që telefonojnë dhe bëhen pjesë e emisionit. Emri mbetet surprizë për të hënën në mëngjes?, thotë gazetari Kapxhiu.
Nga e hëna komunikimi me qytetarët nga ora 7:00 deri në 8:30 vjen ndryshe dhe me surpriza në ekranin e Report Tv.

Recommended