Report TV - Kryemadhi: LSI 8 vjet në qeveri, kemi pasur pak pushtet dhe pak mëkate

  • 6 years ago
Teksa ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës në 27 janar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pranoi se LSI ka mëkatet e veta në 8 vitet e qeverisjes fillimisht me PD dhe së fundi me PS-në.

?Dëgjoni shpesh në TV nga tellallët e Edi Ramës se LSI-ja ka frikë. LSI nuk ka frikë nga asgjë. LSI vërtetë ka qenë 8 vjet në pushtet. Por sa ka pasur pushtetin, aq ka edhe mëkatet?, tha Kryemadhi gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 1 në Tiranë.

Ajo qytetarët që t?i bashkohen protestës së 27 janarit, pavarësisht bindjeve politike. "Do luftojmë që gjithë shqiptarët të kenë një Shqipëri të barabartë, një drejtësi të barabartë. Një sistem të barabartë për të gjithë. Ne sot ju kërkojmë të gjithë të mos ndaloni deri më datë 27 janar, derë më derë, shtëpi më shtëpi, me miqtë e rrethin tuaj, të rinj e të reja, pensionistë e pensionistë që më 27 janar të jenë në bulevardin ?Dëshmorët e kombit?.

Recommended