Report TV - Naftëtarët në protestë/Ja momenti ku protestuesit përplasen me forcat policore

  • 6 years ago
Është tensionuar situata në Fier, aty ku naftëtarët e ARMO kanë vijuar edhe sot protestën, duke kërkuar punë dhe rrogat e prapambetura. Report Tv mësoi se punonjësit e naftës kanë bllokuar rrugën kryesore të qytetit dhe janë përplasur me policinë, pasi kjo e fundit ka kërkuar lirimin e rrugës.

Në videon e siguruar nga Report Tv nga protesta në Fier, duket momenti i përplasjes së naftëtarëve me policët, teksa këta të fundit u shtyjnë protestuesit, duke i nxjerrë ata nga rruga, ku është krijuar dhe një trafik i rënduar. Naftëtarët kërkojnë sot përgjigje nga prefekti, duke kërcënuar se do të përshkallëzojnë protestën, duke e zhvendosur atë në Tiranë ditën e hënë.
Ndër të tjera, naftëtarët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë zgjidhje për dy kërkesat e tyre, duke paralajmëruar se do të bëjnë atë që bënë minatorët në vitin 1992. Më tej, naftëtarët e ARMO kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e asnjë partie politike, teksa i kanë kujtuar Ramës se ndodhet në atë kolltuk me votat, djersën dhe gjakun e tyre.

Recommended