Strategjia e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit, drejt anulimit kompensimi për trashëgimtarët

  • 6 years ago
Paralajmërimi i Ministrit të Financave Arben Ahemtaj, se do të rishikohet skema për dëmshpërblimin e trashgimtarëve, ka zbuluar edhe disa nga skemat që po mendohet për dhënien e dëmshpërblimint për ish të përndjekurit. Gazeta mëson se qëllimi i Financave është të përjashtojë nga skema përfituesit e radhës së dytë e të tretë.

Kjo do të thotë se dëmshpërblimin si trashgimtarë mund ta marrin vetëm fëmijët e atyre që kanë qënë në burg. Gjithashtu Ministria e Financave bën me dije se do të përqëndrojë të gjithë fondin tek trashgimtarët e radhës së parë. Nisma kërkon edhe ndryshime ligjore, të cilat po hartohen nga ekspertët.

Pra të gjithë fëmijët e personave që kanë qënë të burgosur do të marrin dëmshpërblimin, por jo fëmijët e fëmijëve dhe kështu me radhe. Në total janë rreth 12 mijë persona që përjashtohen nga skema e dëmshpërblimit, por numri pritet të rritet më shumë në vitet në vijim.

Recommended