Stop - Abuzimi financiar në bashkinë Kukës dhe hakmarrja ndaj denoncuesit! (10 janar 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-93-sezoni-3/

Dilber Bakalli, ekonomist me eksperiencë 35 ? vjeçare, ka punuar dy vitet e fundit si drejtor Auditi në Bashkinë e Kukësit. Bakalli denoncon në emisionin ?Stop?skemat skandaloze të abuzimit financiar në bashki, kur kjo e fundit drejtohej nga Hasan Halilaj.

Drejtoria ekonomike është ajo që ka barrën e fajit në këtë skemë mashtrimi. Dy raporte auditimi tregojnë të paktën 100 raste abuzimi me vlerë të dëmit financiar rreth 3 miliardë lekësh. Këto raste kulmojnë me 200 konteinerët e mbeturinave, të dhuruara nga një firmë turke, por që u blenë sërish me tender nga Bashkia Kukës.

Kryetari aktual i bashkisë, Bashkim Shehu e kalon shpjegimin te Sekretari i Përgjithshëm, Bujar Muçmata. Ndërsa ky i fundit ?gjen shpëtim? duke nxjerrë jashtë grupin e xhirimit të emisionit ?Stop?. Në prokurori dosja u katandis për punonjësin më të parëndësishëm, ndërsa Dilber Bakalli, që bëri auditin, ?u shpërblye? duke u shkarkuar dhe transferuar si specialist i thjeshtë 4 orë larg nga Kukësi.

?Unë quhem Dilber Bakalli, i diplomuar si ekonomist finance i lartë. Kam mbi 30 vite vjetërsi në punë, nga të cilat 22 vite i kam vetëm me Auditimin. 7 vite i kam me Auditimin e jashtëm, siç është kontrolli i lartë i shtetit dhe 15 vite me Auditimin e brendshëm. Më 29 Korrik 2015 jam punësuar në bashkinë Kukës si drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm.

Gjatë punës sime kemi audituar njësi të ndryshme të bashkisë, duke filluar nga Drejtoria Ekonimike e Financës dhe drejtori të tjera.

Mirëpo nga auditimi i kryer janë konstatuar shkelje të ligjshmërisë me dëm ekonomik të karaktereve të ndryshme, nga të cilat për dy vite kemi rekomanduar të ndiqen penalisht 4 raste, drejtori të ndryshme.

Kryesorja është ajo e Drejtorisë Ekonomike të Bashkisë, e cila ka rezultuar me shumë shkelje ligjore, deri dhe çështje penale, siç janë skema mashtrimi të trajtuar në materialin e auditimit?.

Emisioni ?Stop? disponon dy raporte nga Auditi i Bashkisë Kukës, atë final dhe konfidencial, ku konstatohet se shuma totale e dëmit ekonomik të shkaktuar në këtë bashki është 271,777,387 lekë (gati 3 miliardë lekë), të cilat kanë dalë pa asnjë dokument justifikues.

Në Prill të vitit 2014, agjencia turke ?Tika? i dhuroi Bashkisë Kukës rreth 200 konteinerë për mbetjet urbane të këtij qyteti, me vlerën prej 350.00 eurosh.

Vlera e dy urdhrave të shpenzimit për tenderin e zhvilluar për 200 konteinerët është 5988000 lekë.

Fletë hyrja, e cila korespondon me listën e materialeve të dhuruara nga Agjencia Turke ?Tika?, pasi është regjistruar në kontabilitet është çregjistruar pa asnjë gjurmë dhe është zhdukur si dokument, ndaj gjykohet se kjo fletë hyrje ka shërbyer për të bërë konfirmimin e marrjes në dorëzim të materialeve për këtë agjenci.

Gazetari i emisionit ?STOP? iu drejtua Bashkisë Kukës dhe komunikon me S...

Recommended