Report TV - Vetingu në Polici, Xhafaj: Do të largojë individë të fuqishëm
  • 6 years ago
Ministria e Brendshme, në vijim të tryezave konsultuese nisur dhjetorin e kaluar për projektligjin ?Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së?, zhvilloi një takim me ambasadorët dhe oficerët e huaj të kontaktit, në vendin tonë. Nisma ligjore u prezantua nga zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili shpjegoi detajet e draftit, i njohur si projektligji për Vetting-un në Polici.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se nisma ligjore, e cila brenda pak javësh do të jetë në Kuvend për miratim, synon të ndërtojë institucione të forta me profesionistë dhe punonjës me integritet.

Fatmir Xhafaj deklaroi se ?Kjo është një reformë e vështirë, por një reformë e cila është e domosdoshme në kushtet aktuale kur ne konstatojmë se në radhët e Policisë së Shtetit, ashtu siç ka plot burra dhe gra, vajza dhe djem të ndershëm, profesionistë, ka edhe jo pak nga ata që kanë probleme me integritetin, me kushtet e integritetit për të qenë pjesëtarë të kësaj Agjencie me profesionalizëm, gjë që pa dyshim ka pasoja të drejtpërdrejta në eficiencën e punës së Policisë së Shtetit?.
Recommended