Lojtare te rinj ne prove tek Partizani

  • 6 years ago
Një ditë para nisjes për në fazën përgatitore të Antalyas, lojtarët e Partizanit iu nënshtruan sërish testeve fizike të cilave do t'u nënshtrohen edhe disa futbollistë të tjerë që të kuqtë do të marrin në provë. Adem Maliqi, mesfushor, sulmues dhe Alban Rexhepi mbrojtës i djathtë janë vëzhguar nga tekniku Starova në një ndeshje prove.

?Kemi një test këtu dhe do t?i shikojmë dhe pastaj do themi se çfarë do të ndodhë me ta, nëse vijnë në Turqi apo jo. E thashë që skuadra do pasurohet me lojtarë. Nisemi nesër, presim lojtarë të tjerë. Sigurisht presim edhe Lukasin që duhet të kishte ardhur, pasi ka firmosur kontratën dhe do të vijë. Pas fazës do shihet skuadra".

Faza përgatitore në Antalya parashikon edhe tre ndeshje miqësore, dy prej të cilave janë përcaktuar tashmë.

?Skuadra është kjo që shihni këtu, do vijohet të përforcohet. Do luajmë dy miqësore, me Kasimpasa dhe një tjetër, ndërsa për të tretën do vendosim duke parë dhe gjendjen".

Duket se ditët në drejtim të skuadrës që prej rikthimit e kanë bërë optimist trajnerin, i cili tashmë duket se pretendon edhe titullin kampion.

?Ambiciet e klubit janë. Në kushtet që do eliminojmë gabimet, do ndodhë që tani. Skuadra ka dy detyra, të fitojë Kupën dhe kampionatin dhe për t?u paraqitur denjësisht në Europë. Këto objektiva nuk i lëvizin kësaj skuadre, mund t?i lëvizin një skuadre tjetër?.

Partizani do të udhëtojë në orët e para të mëngjesit drejt Turqisë ku do të qëndrojë për afro dy javë stërvitje.

Tv Klan

Recommended