Report TV - Vasili ka një pyetje për Ramën: Cilin ligj të Reformës në Drejtësi nuk votoi LSI?

  • 6 years ago
Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama që e akuzoi LSI-në se ka qëllim bllokimin e Reformës në Drejtësi. Kryetari i grupit të LSI u shpreh se pa LSI-në nuk do të kishte Reformë.
?Pa votat e LSI nuk do të kishte Reformë në Drejtësi. Kryeministri është mashtrues. Rama nuk e do Reformën në Drejtësi. Ai i është mashtrues, mosmirënjohës dhe i pabesë. Rama është autori i vdekjes së Reformës në Drejtësi? tha ai.

Duke u ndalur te qeverisja e ?Rama 2?, Vasili tha se ka kaos në disa sektorë, mes tyre shëndetësia, ndërsa është rritur papunësia dhe kriminalizimi. ?Rama pengoi drejtësinë për Tahirin. Trafiku dhe krimi është ulur këmbëkryq. Qeveria ka vetëm një arritje, kanabisi?. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Asamblenë e PS se Reforma në Drejtësi ishte shkaku i ndarjes së rrugëve me LSI-në.

Recommended