Report TV - Tiranë, në lagjen Kodër nuk pastrohen mbeturinat, shkak ndërrimi i firmës pastruese

  • 6 years ago
Pas telefonatës në emisionin e mëngjesit në Report Tv të një banori për një problematikë në Kashar, Report Tv ishte në këtë zonë për të parë situatën nga afër. Pas ndërrimit të firmave për heqjen e mbeturinave, lagja Kodër në Kashar, ka mbetur pa kazan mbeturinash. Lutfi Sula shpjegoi se pse mbetjet janë hedhur në tokë vend e pa vend, duke u kthyer kështu burim infeksionesh për banorët e fshatit.
?Këtu është bërë një kontratë me një firmë tjetër, dhe është hequr ish firma. Ish firma ka ardhur ka marrë kazanin, një kazan ka qenë këtu i vendosur dhe nuk ka sjellë tjetër. Më e keqja është se kazani është shkarkuar me gjithë mbeturina dhe është hedhur në rrugë?, tha banori Sula.

Përveç mbeturinave, një problem tjetër në lagjen Kodër në Kashar është edhe rrëshqitja e dheut, ku fëmijët gjatë ditëve me shi per te shkuar ne shkollë detyrohet të veshin qese sipër këpucëve për të mos u bërë me baltë. ?Merrnim qese nga shtëpia, i vishnim dhe kalonim rrugën. Dy qese i mbanim në xhep që t?i kishim kur të ktheheshim nga shkolla.

Recommended