“Boeing Boeing”, humor francez për fillim vit

  • 6 years ago
Me komedinë franceze ?Boeing Boeing? regjisori Kiço Londo thotë se eksperimenti ishte i dyfishtë. Së pari veprën e Marc Camoletti-t me aktorët Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Andi Xhunga, Alesia Xhemalaj dhe Linda Jarani i çoi në teatrot e rretheve, në një përpjekje që skena kombëtare eksperimentale ?Kujtim Spahivogli? të jetë një teatër rajoni.

Së dyti, premierën në Tiranë, të ngjisë që në javën e parë të Janarit.

Bernardi, një i pamatur francez është strumbullari i ?Boeing Boeing?. Në të njëjtën kohë ai ka tre dashnore, tre stjuardesa nga vende të ndryshme të botës. Secila prej tyre pretendon se është e fejuara e tij. Një ndryshim në orarin e fluturimeve që deri dje Bernardi ishte kujdesur që të dashurat e tij mos të ndesheshin me njëra tjetrën, një ditë ato gjenden të treja në apartamentin e tij. Nga këtu nisin e zhvillohen ngjarjet që përcjelle idenë se jo tre, por as dy kunguj nuk mund ti mbash në një sqetull.

Recommended