Padia e Veliaj ndaj Krajës/ Reagojnë këshilltarët e djathtë: Dhuna dhe persekutimi na motivojnë

  • 6 years ago
Këshilltarët e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë reaguar përmes një deklarate për mediat pas padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj këshilltarit Akil Kraja, pasi e akuzoi si korruptiv vendimin për rritjen e çmimit të ujit me 40%.
Kryetari i Këshilltarëve të djathtë Kreshnik Çollaku dhe Akil Kraja që u padit akuzuan Veliajn, ndërsa kishin edhe një mesazh për kryeministrin Rama. "Jemi këtu për të deklaruar se vendimi për rritjen 40% të rritjes së çmimit të ujit në Tiranë u mor me akt korrupsioni.

Kemi një mesazh për kreun e bashkisë së Tiranë dhe kryeministrin se nëse mendoni se me persekutime dhe dhunë verbale do trembni demokratet, e keni gabim. Dhuna dhe persekutimi na motivon? deklaruan Çollaku dhe Akil Kraja.

Recommended